Vendosi t’i japë fund jetës pas vdekjes së të miturës, mjeku shqiptar prej 2 vitesh gjallë falë tubave


12/02/2019

Ngjarja ndodhi në maj 2017 kur 15-vjeçarja Blerta Pepa hyri në sallën e operacionit, pasi kishte dëmtuar meniskun e gjurit, por fatkeqësisht doli e vdekur prej andej. Adoleshentja ndërroi jetë dhe asokohe u tha se vdekja erdhi si pasojë e hipertermisë malinje.

Por tragjedia nuk përfundoi këtu.

Mjeku anestezist Tefik Zhurda, i mbetur i vetëm përballë presionit te të afërmve të vajzës të cilët të dëshpëruar kërkonin një fajtor për vdekjen e saj, tentoi të vrasë veten, duke injektuar në trup preparat lënde anestezie.

Emisioni “Dritare me Rudinën” në Neës24 i cili ka trajtuar mbrëmjen e së martës ka risjellë në kujtesë ngjarjen e trishtë duke zbuluar informacione për gjendjen e mjekut Zhurda.

Anestezisti i njohur nuk vdiq, por që prej natës së 16 majit, thuajse nuk është më në jetë. Ai u dërgua edhe në një spital në Peruxhia por as mjekët italianë nuk e shpëtuan dot. Po mbushen dy vjet që anestezisti I njohur gjendet në një situatë neurovegjetative, e thënë ndryshe paaftësi për të jetuar. Në kokë i rri bashkëshortja e cila ka lënë çdo angazhim tjetër për të qëndruar pranë njeriut të saj më të afërt.

Tentativa për vetëvrasje e mjekut anestezist Tefik Zhurda, preku thellë kolegët. Apostol Vaso, mjek anestezist pranë spitalit të Traumës, reagoi përmes një statusi në Facebook, ku gjeti mbështetjen e bluzave të bardha. Teksa shprehte solidaritetin me kolegun, ai shkruante se në një trysni të tillë, nga humbja e një jete por edhe nga paragjykimi i shoqërisë dhe i medias, do të bënte të njëjtin veprim.

Një tjetër kolege shkruante:

“Qëndro, mos ik, miku im Tefik.

Pas 25 vitesh pune, nuk e mendoj dot qe je i shtrire ne atë shtrat, me një tub që të mban gjallë. Ne atë shtrat ku ke luftuar dhëmbë për dhëmbë me vdekjen, ku ke shpëtuar me qindra jetë.

Ti ishe aty, kur ‘97 shkaktoi qindra e mijëra njerëz të sakatuar, ti ishe aty ku Gërdeci plagosi e sakatoi të tjerë, ku helikopterë më të lënduar nga Kosova uleshin e ngriheshin çdo minute, ti ishe aty, aty ku binin e copëtoheshin autobusë e furgona, ti ishe aty duke bere punën e mjekut humanist dite dhe nate, me përkushtim e dinjitet. Ne koleget e tu e dimë si kemi punuar e sa na është dashur te sakrifikojmë jetën, por as jeta jone duket nuk i kënaq vampirët dështakë te një shoqërie pa moral. Akti yt sublim është akti i njerëzve te paket me ndërgjegje e dinjitet, se kjo shoqëria jone, kriminelet qe vrasin i bën deputet. Te lutem qëndro, qëndro e lufto për të gjithë ne qe te duam. Mos ik, mos ik, or mik.”/neës24

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart