Ulja e dënimit për vrasësin e 4 policëve, reagon ashpër Ambasadori i BE-së në Tiranë


10/02/2019

Soreca ka shkruar në rrjetin social se ulja e dënimit nga përjetë në 25 vite burgim për Dajtin kërkon menjëherë një vlerësim urgjent nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe nga Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku.

 “Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. #Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit”, shkruan Soreca në statusin e tij në Tëitter.

Kujtojmë se 3 ditë më parë Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda, me gjyqtarë Fuat Vjerdha, Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli vendosën që të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, e cila rrjedhimisht e shpëtoi vrasësin e 4 policëve nga masa e burgut përjetë në vetëm 25 vite burg.

Këtë të dielë reagoi Ministria e Drejtësisë e ajo e Brendshme, të cilat deklaruan se do të adresojnë menjëherë çështjen. Madje Ministri Lleshaj kërcënoi indirekt vetë gjyqtarët duke deklaruar se operacioni forca e ligjit ka nisur punën për të adresuar këtë çështje. Me reagimin me vonesë të opozitës pati një kundërpërgjigje nga ana e PD-së, e cila përmes një reagimi zyrtar u shpreh se Dritan Dajti u lirua falë drejtësisë së “rilindur” të Ramës./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart