Tjetër përplasje virtuale mes Ramës dhe Metës për Genti Cakajn


12/01/2019

Këtë mëngjes në Facebook, presidenti Meta radhiti sërish një sërë arsyesh se përse në krye të një dikasteri me peshë kaq të rëndë sa ministria e Jashtme dhe mbi të gjitha në aktualitetin e politikës së jashtme të Shqipërisë, të vendoset një person pa pjekurinë e duhur politike, përvec problemeve me integritetin e tij të radhitura gjatë argumenteve që Meta refuzoi propozimin e Cakajt, me shtetësi të Kosovës. 

Gjatë drekës, kryeministri Rama ka reaguar duke paralajmësuar se kjo çështje do të zgjatet disi, dhe se gjithcka do të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, e cila për momentin nuk është funksionale, por që Rama i referohet Gjykatës së re. Në statusin e tij Rama nuk lë pa hedhur fjalë ironike edhe ndaj bashkëshortes së presidentit, që njëherazi është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit.

Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet “, shkruan Rama. /Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart