Tabaku kandidate e opozitës për bashkinë e Tiranës?! Si përgjigjet demokratja


22/12/2018

Tabaku u shpreh se PD do të ofrojë kandidaturën më të mirë për këto zgjedhje, kandidaturë e cila do të përzgjidhet nga një proces i mirë-strukturuar në PD.

“Janë përfolur shumë emra për Bashkinë e Tiranës, sigurisht që ndjej kënaqësi dhe vlerësim por nuk besoj që do të jetë ky rasti. 

PD ka hapur një proces për kandidimin  për Bashkinë e Tiranës ku janë duke u dëgjuar strukturat ku do të ketë konsultime me shumë palë. Ajo që dua të them është që kushdo që do të kandidojë për bashkinë e Tiranës mua do të më ketë në krah për ti bërë opozitë Erion Veliajt, për ta detyruar që të largohet nga ajo karrige dhe për t’i ofruar qytetit një model politikani ashtu siç e meriton Tirana.”

PD do të ofrojë një kandidaturë shumë herë më të mirë se ajo që ofron sot Bashkia e Tiranës dhe e përsëris kushdo të jetë kandidatura unë do të jem në krah, ashtu siç isha me Halim Kosovën për të bërë opozitën më të mirë të mundshme dhe për ti ofruar qytetarëve të Tiranës, dikë që i respekton ata dhe pronat e tyre dhe nuk i nëpërkëmb” deklaroi Tabaku.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart