Studentët janë gati për protestën… nesër Rama “zgjohet” nga thirrjet e të rinjve


06/01/2019

Këtë të dielë në Universitetin e Tiranës pranë sheshit “Nënë Tereza” një grup të rinj ka valëvitur një thirrje ku shkruhet se ditën e nesërme në orën 10: 00 studentët do të dalin në protestë përballë kryeministrisë.

E teksa Rama sot ndodhet i qetë në Elbasan me qeverinë e saporiformatuar, dita e nesërme do të jetë e zhurmshme nëse kryeministri do të vendosë ta kalojë ditën e punës në zyrën e tij.

Deri më sot kreu i qeverisë ka premtuar se do të mbajë fjalën e dhënë duke i zgjidhur një sërë problemesh studentëve, përfshi këtu përgjysmimin e tarifës shkollore, kartën e studentit dhe disa aspekte të tjera.

Por përpos disa kërkesave që duklet se qeveria është e gatshme t’i plotësojë, për disa të tjera shanset janë të vogla. Fjala është për shembull për kërkesën e studentëve për rritjen e buxhetit për arsimin e lartë në 5% të GDP-së, një kërkesë e cila deri më sot nuk është adresuar e as përmendur fare nga Rama./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart