Shqipëria dhe 500 mijë bunkerët e saj, artikull mes fotosh nga BBC


11/02/2019

Fotografi Robert Hackman ka krijuar një katalog që dokumenton bunkerët që u ndërtuan në Shqipëri mes viteve 1975 dhe 1989 nga frika e Luftës së Ftohtë.

Për sa i përket numrit ata kanë qenë rreth 500,000, ndërsa disa sot janë konvertuar në kafene, shtëpi, restorante, pishina, plevica, ura dhe rezervuarë uji.

Gjatë viteve të pasigurta të Luftës së Ftohtë, kur kombet u përgatiten për mundësinë e një lufte shkatërruese bërthamore, diktatori shqiptar Enver Hoxha e “bindi” vendin se bota e jashtme dëshironte të përmbyste shtetin e tyre komunist.

“Në vend që të prodhonin pengesa teknologjike, bunkerët u prodhuan në masë. Libri i Hackman-it, i quajtur Metamorfoza, tregon bunkerët siç shfaqen sot”, thuhet në artikull.

Hackman thotë: “Fabrikat e prodhimit të betonit në çdo komunë filluan ndërtimin e bunkerëve 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit nga viti 1976 deri në vitin 1989.

Një punëtor i intervistuar më tha se fabrika ku punonte ishte e organizuar me tre turne prej tetë orësh secili.

“Një tjetër, një inxhinier i fushës përgjegjës për ngritjen e bunkerëve më informoi se ai punoi 10 orë në ditë, çdo ditë për tetë vjet.

“Kur e pyeta nëse ai ndonjëherë e ndjeu kërcënimin e perceptuar dhe nevojën për bunkerë, ai u përgjigj se atyre iu dha rregullisht alarmi i rremë i ajrit për të kushtëzuar mendimet e tyre”.

Përshtati në shqip: Gazeta Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart