Shoferi që shtypi babë e bijë, drejtor në Bashkinë e Korçës


08/11/2018

Petrit Kupe 61 vjeç është drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve në Bashkinë Korçë, njëherazi ish-kryetar i Komunës së Libonikut.

61-vjeçari po drejtonte automjetin tip “Volkswagen” me targa AA837UJ  që u përplas me makinën tjetër tip “Benz” me targa AA831AA, që drejtohej nga Laurenc Pallashi 29 vjec.

Të dy janë shoqëruar në komisariat deri në sqarimin e rrethanve të kësaj ngjarje të rëndë, ku babë e bij ishin kalimtarë, duke shkuar në shtëpi. 

Ata humbën jetën pasi u përplasën nga makinat e aksidentuara me njëra-tjetrën në lagjen Nr 18, në unazën e qytetit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart