Sa shpenzojnë shqiptarët për t’u argëtuar


11/01/2019

Ndërkohë, të dhënat e Instat në vendin tonë, tregojnë se, për shqiptarët, kjo normë fiksohet në vetëm 3%. 

Kjo do të thotë se shqiptarët shpenzojnë thuajse 3 herë më pak se europianët nga buxheti i tyre mujor për këtë ze. Krahasimi i të dhënave me ato që janë bërë publike nga Eurostat, tregon se, Shqipëria është padiskutim e fundit në Europë.

Në kontinentin e vjetër, vendi ku qytetarët shpenzojnë më pak nga buxheti i tyre mujor për argëtim dhe kulturë është Greqia, me 4.6%, raporton “scan”.

Shqipëria me 3% ka një diferencë të ndjeshme edhe me vendin e fundit. Në vend të parë në Europë ndërkohë, qëndron Danimarka, me 11.5%, e ndjekur nga Suedia dhe Islanda me nga 11% respektivisht.  Një familje mesatare shqiptare i dedikon kështu një pjesë tepër të vogël shpenzimeve për argëtim, vetëm 2200 lekë në muaj për të gjithë familjen.

Nga kjo kategori përjashtohen aktivitetet e tipit bare ose restorante. Zëri argëtim dhe kulturë është ai që zë peshën më të vogël në buxhetin e një familje mesatare shqiptare në muaj, më pak edhe se restorantet, veshjet apo pijet alkoolike dhe duhani.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart