Rifillojnë reshjet e dëborës në veri, në Peshkopi ka vetëm gjysëm ore ujë në ditë


25/01/2019

Për shkak të reshjeve të borës ka patur mungesë të energjisë në Fshatrat e Lurës dhe të Reçit ku po punohet për riparimin e defekteve, ndërsa në Kalanë e Dodës është rikthyer energjia.

Qyteti i Peshkopisë vazhdon të furnizohet me 30 minuta ujë në 24 orë, ndërsa pjesa më e madhe nuk ka fare për shkak të ngricës, raporton abcnews.

Në Bulqizë ka probleme në aksin nacional nga Pishat deri në Qafën e Buallit. Ngricë ka edhe në rrugët e brendshme të qytetit të Bulqizës dhe atë të spitalit. Pa energji elektrike kanë qenë njësitë Ostren, Trebisht, Martanesh dhe disa fshatra në Tërnovë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart