Reshjet e borës në Shqipëri, kujdes në këto akse rrugore


12/02/2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë bore.

Sipas ARRSH-së në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore.

Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka pasur reshje shiu. Në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin.

Në Librazhd-Steblevë, ka pasur rreth 20 cm bore. Po punohet nga kontraktori për pastrim dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. Kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir në rrugët:

Ura e Cerenecit – Stebleve, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm bore.

Trebisht – Dogane, ka pasur rreth 5-10 cm bore.

Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm bore.

Kuben-Vasie, ka rreth 40 cm bore.

Të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart