Pushojnë reshjet e borës në Dibër, po ndërhyhet për hapjen e rrugëve


11/01/2019

Gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja e Emergjencave për të hapur rrugët drejt fshatrave dhe disa rrugë të qytetit, ndërsa një pjesë e tyre janë hapur edhe nga vetë banorët.

Në zonat malore trashësia e dëborës ka shkuar gati 2 metër, kurse në qytet deri në 70 cm.
Në aksin Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë. Në segmentin Peshkopi-Kala e Dodës kalohet vetëm me mjete të larta megjithëse punohet vazhdimisht me borëpastruese.

Të izoluara në Dibër janë fshatrat e Njësive Administrative: Lurë, Reç, Zall Dardhe, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës, Sllovë, Tomin, Melan e Maqellarë./abcnews.al
 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart