“Po bëhet gati arrestimi i Dakos” Rama i shkruan deputetëve pas deklaratës së Bashës


25/02/2019

Rama u ka shkruar deputetëve dhe ministrave që të mos merrem me përgënjeshtrime të këtij lajmi, duke theksuar se do të jenë “kadrinjtë” e “kazanët” ata që do të përtypin ato që kreu i qeverisë i ka cilësuar si dokrra dëshpërimi.

Mesazhi i Ramës:

“Në vijim të komunikimit për refuzimin e daljeve me kolegët tanë të arratisur, në debate shterpë të cilat përveçse harxhojnë kot kohën e publikut, derdhin baltë e helm në tryezat e shqiptarëve, më duhet të shtoj se nuk do të replikojmë më në distancë me deklarata e përgënjeshtrime ndaj akuzave e shpifjeve të tyre të pafundme.

E gjithë vëmendja jonë do të jetë tek njerëzit e zakonshëm pa dallim dhe komunikimi ynë do të jetë për ta e me ta. Natyrisht nuk do t’i kursejmë as arratiakët në komunikimet tona, por vetëm kur kjo i duhet komunikimit me qytetarët. Le të merren kadrinjtë e kazanët me dokrrat e dëshpërimit të tyre dhe le të vlojnë së bashku në zjarrin e mandateve të tradhtuara! Koka bën koka pëson, megjithëse në rastin e tyre koka e bën dhe trupi si gjithnjë e pëson”-mesohet News24.

Çfarë tha Lulzim Basha pak ore me pare:

Ajo që dua të ndaj me ju një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën. Asnjë përpjekje fasadë nuk e shpëton nga përgjegjësia ligjore që ka. Është kapur duke vjedhur zgjedhje me bandat. Orët e fundit janë intensifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Ai duhej të ishte arrestuar qëkur dosja 339 faktoi se ai dhe zyrtarë të tjerë janë kapur duke vjedhur vota. Mos arrestimi me urdhër të Edi Ramës. Për të mos e arrestuar Rama flijoi Fatmir Xhafën. Arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë por nuk e shpëton dot./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart