Përplasja me kryeministrin për Teatrin, flet Majko: Kam një kontratë me Ramën


04/12/2018

Në një intervistë ndryshe, me nota humori, ironie dhe plot lakime të fjalëve Majko tregoi dhe për një kontratë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Ministri zbardhi disi dhe debatin me kryeministrin pas replikave në parlament për çështjen e Teatrit Kombëtar. Majko nuk preferoi të tregonte debatin por tha se kishte një kontratë për të mos bërë interesantin.

Çfarë frazash janë shkëmbyer mes teje dhe kryeministrit në parlament për çështjen e Teatrit? Çfarë i the e çfarë të tha?

E pse duhet ta them tani këtë.

Në interes të publikut.

Po nuk më duket me kaq interes.

Ka pasur një shkëmbim batutash?

Sigurisht kemi shkëmbyer, dallohet qartë dhe në TV, nuk besoj se përbën një sekret kjo.

Pse, për shembull e merr ti tani në kuptimin, si e merr pyetjen time, përse nuk dëshiron që të paktën të thuash çfarë i the, jo çfarë të tha?

Po kam një kontratë me kryeministrin.

Një kontratë që thotë që nuk duhet të flasësh?

Jo, s’duhet të bëj interesantin më shumë se ç’duhet.

Ti ia lejon kryeministrit të bëjë interesantin më shumë se ç’duhet?

Në marrëdhënie me?

Në marrëdhënie me ty ose me të tjerët?

Unë e kam mik, në radhë të parë e kam mik. Kjo është arsyeja pse jam në qeveri, kjo është arsyeja se pse pranova të bëhem ministër edhe pa më thënë.

I ke bërë ndonjë pyetje vetes Pandi pse kryeministri ka ndaj teje një sjellje relativisht si me thënë jo domosdoshmërisht të përulur por të kujdesshme. Si me thënë, me çfarë mund ta kishte trembur ti atë?

Me asgjë. Unë të nesërmen shkova i dorëzova dorëheqjen.

Të cilën ai nuk e pranoi duke thënë çfarë?

Unë nuk kisha ndërmend ta pranoja mospranimin e tij por boll disa fjalë që nuk vinin nga kryeministri por vinin nga Edi, që unë të thashë e kam mik më ndryshuan mendjen.

Ti ke një informacion që nëpër tavolina miqësore, në mënyrën e të folurit të natyrshme, familjare, private të kryeministrit, psh. mund t’ia kishte lejuar që ia të tregojë një anekdotë në raport me ty por duke e pikturuar me ngjyrime tipike të Ramës, jo domosdoshmërisht të respektueshme?

Po ju të dëgjoni anekdotat që them unë për të pastaj në prani të tij. Kështu që mos kujtoni se unë nuk ia kthej me të njëjtën monedhë. Por këto janë gjëra të cilat funksionojnë mes dy miqsh.

Dua të të bëj disa pyetje në raport me qeverisjen. Ne nuk e kuptojmë shumë mirë se çfarë ndodh aty brenda. Para se të fillonte transmetimi ti më the se aty është një zyrë, pra zyra e kryeministrit ku ke qenë dhe ti me gjemba. Bëhet kjo zyrë me gjemba më e vështirë për njerëz që nuk janë të përgatitur për të qenë vizionarë, të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm në punën e tyre apo në atë zyrë kanë të gjithë një lloj suksesi?

Besoj që ka diçka që këtu mund ta diskutojmë por do të ishte një diskutim shumë i gjatë. Shkurt është një arsye që quhet arsye shtetërore. Arsyeja shtetërore dhe marrëdhënia njerëzore shpesh herë janë të ndryshme. Nga ndonjëherë ajo që quhet e moralshme në arsyen njerëzore në arsyen shtetërore quhet e pavlefshme ose e pamoralshme. Kështu që ne duhet të kuptojmë që një zyrë me gjemba si ajo e kryeministrit shpesh të nxit të shkosh në një drejtim tjetër nga ajo që njerëzisht të tjerët presin të ndodhë nga ty.

Ti je pjesë e asaj që sot quhet qeverisja si “Rilindje”?

Jo unë i them shkurt “RL” por…

Pra je pjesë e “RL”-së?

Do më hanë kokën kolegët kur ta dëgjojnë këtë intervistë, nëse e dëgjojnë. Problemi është i tillë. Nuk besoj që ka një diferencë mes një rilindasi dhe një socialisti. Në thelb janë disa elementë që në një moment të caktuar të fushatës elektorale u shprehën. Por që mua të më thuash ke diferencë nga një kolegu jot që është më i ri dhe po e quajmë rilindas, kjo do ishte qesharake.

Po ti si e ndjen veten më shumë socialist apo rilindas?

Tek unë s’ka asnjë diferencë.

Mund të konsiderohet Rilindja në analizën e përgjithshme, parë nga kritikët e saj si një sekt i mbyllur dhe shumë i kujdesshëm për të realizuar disa elemente qeverisje që jo domosdoshmërisht kanë qenë tipikisht socialiste dhe tipikisht të establishmentit socialist të partisë.

Po e thellojmë atëherë…Janë këta të gjithë këta, kjo koperturë mjaftisto rilindase etj, etj. një sekt mason…metodologji masone që mblidhen diku dhe ndajnë hesapet se çfarë do bëjmë.

Shiko që mblidhen diku dhe ndajnë hesapet kjo është e padiskutueshme. Se ku hajde ta flasim?

Më bëre pyetje që unë të jap një variant të përgjigjes që ke ti në kokë?

Absolutisht, dua një përgjigje që ke ti në kokë.

Mendoj që nuk funksionon kështu. Mbase ne jemi të prirur të shikojmë atë që na duket si e re pak e dyshimtë. Aktualisht në PS ka një prurje goxha të madhe sidomos pas 2013. Dikush mund t’i quajë rilindas, dikush mund t’i quajë me një emër tjetër, ç’rëndësi ka. Ata janë produkti i asaj që po prodhon PS në pushtet. Sot janë prodhim i pushtetit, nesër mund të jenë prodhim i të qenit në opozitë. Në thelb kështu krijohen politikanët. Nuk krijohen në mënyrë tjetër, si qofte.

Ti e mban mend dinamikën se si i ndodhi PD-së, fuqia e njëshit, forcimi i një establishmenti që ndihmonte njëshin për të qenë autoritarist dhe për të realizuar vizionin e vet jo vetëm të partisë dhe që çfarë po ndodh sot me PD-në. Në qoftë se Pandi do të thoshin ty që janë konstatuar të njëjtët elementë, domethënë fuqizimi i një grupimi në shërbim të njëshit, lënia mënjanë, ngrënia bar o ofrimi i barit si ushqim për një pjesë tjetër, të cilët duhet të mbushin salla, të mbushin atmosfera zgjedhjesh etj, mund t’i ndodhi kjo socialistëve?

Kur je në pushtet kjo ndodh. Sepse kalon, nga të qenit në opozitë ke një politikë që quhet horizontale dhe një ditë pasi vjen në pushtet ajo horizontalja fillon prishet sepse fillon vertikalja e pushtetit që bën presion. Ke qenë krah për krah me dikë të cilin e konsideroje të barabartë. Sot ti je po i njëjti, ai tjetri është bërë drejtor, po është prefekt a, është bërë zëvendës ministër, po është bërë ministër dhe kjo fillon dhe rëndon tek marrëdhënia njerëzore apo tek marrëdhënia politike që vjen nga horizontalja dhe pastaj kalon tek vertikalja.

Sipas analizës tënde e ka mbyllur ciklin Partia Socialiste në pushtet?

Jo. Dhe bëmë pak humor para se të fillonte emisioni. Dakord i heqim, pyetja tjetër është kë do vëmë?

Jo mos u shqetësoni kë do vëmë. Hajde bëjmë analizën e asaj se si është situata. Sipas mendimit tënd personal zoti ministër dhe ish-kryeministër, gjendja ekonomike e Shqipërisë si të duket? Është shqetësim? Është Shqipëria e varfër? ka probleme të forta me ekonominë, pra me lekun? 

Mendoj se kanë ndryshuar të paktën dy gjëra. Ka ndryshuar marrëdhënia e qytetarit me ekonominë. Nuk janë më qytetarët që diskutonin ekzistencializmin e viteve ’90. Sot jo të gjitha punët mund të jenë punë të kërkuara në Shqipëri dhe një pjesë e familjeve në një mënyrë a një tjetër bëjnë një jetë të dyfishtë. Në ç’kuptim të dyfishtë?! Dikush ka një vëlla, dikush ka një motër, dikush ka një kushëri apo një fëmijë që është jashtë vendit. Afërsisht gjysma e popullsisë është jashtë dhe kjo jetë e dyfishtë me Gjermaninë, me SHBA-të, me Kanadanë ka rritur presionin dhe sot ti nuk ke njerëz që bëjnë kërkesa për të qenë diçka më mirë se ç’kanë qenë. Ti sot ke kërkesa për të qenë një qytetar europian normal.

Pse ikin njerëzit nga Shqipëria?

Edhe për këtë arsye që sapo thashë.

Në kërkim të një jete më të mirë?

Absolutisht. Por nuk jam naiv dhe dua ta pohoj që jemi akoma një shoqëri jo evolutive. Një pjesë e njerëzve të suksesshëm nuk gjejnë suksesin këtu. Njerëz të cilën ne na duken të zakonshëm, papritur shkojnë në Itali, në Kanada dhe bëhen të suksesshëm.

Ne mendojmë se qeveria duhet të japë llogari për të gjitha, sapo kaluam kufirin por problemi është që ta fillojmë nga ajo që sapo thashë. Jemi ende një shoqëri joevolutive, ku njeriut të suksesshëm jemi të gatshëm t’i hapim rrugën.

Ti përdore fjalën “unë nuk jam naiv” dhe unë kam këtë mendim për ty që ti ke pasur dhe ke një lloj inteligjence konjitive që të ka bërë të pozicionohesh në mënyrë interesante gjatë këtyre 30 viteve. Nuk është rastësi që një njeri është bërë kryeministër, është deputet në mënyrë të konsoliduar. Pikërisht në momentin kur ndoshta askush nuk e dinte ç’është diaspora krijohet artificialisht një pozicion që të kënaqim Pandi Majkon, i cili mund të akuzohet për një lloj naiviteti në sjelljen ndaj njerëzve të pushtetshëm brenda PS. Është kështu?

Jo. Diaspora është ndoshta projekti më i rëndësishëm. Jo kjo qeveri por dhe qeveritë më pas do duhet ta kenë. Është kështu siç po e them unë. nëse do ishte një projekt për një njeri atëherë do ishte për të ardhur keq.

Çfarë raporti ke ti me zotin Veliaj?

Raport të mirë pune.

Mund të ndodhë që nëpër takime, nëse ti do kishe marrë një njoftim që një grup njerëzish brenda PS me në krye kreun e bashkisë së Tiranës që domosdoshmërish të kërkon që të jetë konkurrent edhe këtë herë për bashkinë e Tiranës dhe nëse ndodh kështu ai e fiton betejën. Pra nëse ka një grupim  i cili kërkon të bëjë një ndryshim politik brenda PS. Pra, t’i marrë Ramës pozicionin e partisë me shpresën që më pas të bëhet kryeministër. Këtë aksion, ti e mbështet, nuk e mbështet, e kundërshton apo je inert?

Si ta përkthej unë këtë. Mendon që Erion Veliaj, të abstraktojmë bashkë, do kërkojë t’i zërë vendin Edi Ramës duke qenë Rama në kokë të vet kryeministër i Shqipërisë?

Po.

Të lutem. Nuk besoj. Nuk ndodh.

Nuk beson apo nuk ke informacion.

Nuk ndodh.

Mund të ndodhë që kryeministri të mos e vendosë Veliajn për kryetar të Tiranës dhe nëse ndodh pse duhet ta bënte?

Nuk kam informacion e kam dëgjuar si thashethem. Por mendoj se Rama do dëmtonte veten më shumë se sa Erionin.

Mund të ma shpjegoni, si do dëmtonte veten? Pra Manastirliu shkon për bashkinë e Tiranës dhe Veliaj…

Nga e ke këtë informacion?

Nuk kam informacion. Thashë po abstragoj në emër të spektaklit. Thashë ta supozojmë.

Po meqë po supozojmë gjej një emër tjetër o vëlla. (qesh)

Më pëlqen relaksimi dhe qetësia që ke fituar me kalimin e vetive. Ti je gati për një pozicion të dytë kryeministërllëku. Meqë ra fjala do ta kishe bërë ndryshe?

Unë kam qenë dy herë kryeministër.

Për të tretën.

Prapë?

Po.

Po çdo bëja.

Mund ta kishe bërë ndryshe?

Rri… Mos na hap sherre (qesh)

Unë kam vënë re që ju i trembeni sherreve. P.sh. ti ke shkëmbyer zënka  me drejtuesit e lartë të PS?

Sa herë të duash. Por nuk do isha ky që jam po të mos kisha bërë debate.

Pra ti nuk je për një ndryshim politik. Duke qenë se je socialist. Dëshiron që qeverisja të vazhdojë edhe këto 2 vite…

Do doja që të kishte një PD më të fortë se kjo mund të duket si provokim si një njeri që ka konflikt interesi të shprehet për opozitën se jam qeveritar.

Ju nuk e fshihni lumturinë që ata janë të dobët për momentin. Si mund ti duash ti më të mirë që ata ta heqin PS që sot nga pushteti dhe të vijnë vetë?

Unë mendoj se Basha pikën më të fortë sot ka dobësinë. Por ajo që është e pakuptueshme është ekipi. Është një njeri që nuk ka ekip rreth vetes. Një ekip që nuk mungonte kur ishte Berisha në drejtimin e PD. Folëm pak për njëshin e fortë etj. PD përgjithësisht u profilizua mbase edhe për shkak të jetëgjatësisë së Berishës në krye të PD. Tani ne duhet të njohim faktin që Basha drejton sot një strukturë që funksiononte me një njeri. A ia ka arritur apo do ja arrijë? Kjo është një përgjigje që i takon demokratëve dhe jo mua.

Je në brendësi të nismës kryeministrore për paketën anti-shpifje dhe për ngritjen e një strukture e cila le të themi do hidhte dritë se cili është lajmi alternativë dhe cili është ai që quhet sot ‘fake news’?

Po e ndjek, por nuk jam përfshirë. Duhet të pranojmë një gjë krahasuar me çfarë jemi ne. Ne jemi brezi i gazetës dhe televizionit. Tani që po flasim ne kemi ndryshuar në mënyrë të frikshme. Sot nuk ke nevojë fare marrësh në telefon një mikun tënd gazetar dhe ti thuash a mund të nxjerrësh këtë.

Se nxjerr një status në “Facebook” dhe automatikisht…

Platformat po bëjnë një revolucion në mënyrën e të bëri politikë. Zgjedhjet e fundit në SHBA shpallën fitoren e platformës, pra të Facebook, Twitter mbi televizionin. Sot fake news nuk është një fenomen shqiptar.

Ti je veshur në mënyrë konservative pasi ke ardhur nga Kuvendi, pasi fakti që Rama në festat e fundit provokoi me qëllim duke veshur atë dollomanë…

Brekushet.

Po. Çfarë ju bëri përshtypje. Ju bën përshtypje shëndeti mendor i njerëzve të politikës?

Jo miku im. Rama shpesh me mënyrën e tij dhe ai është një perceptivist revolucionar i një natyre shumë të veçantë.

Ma thuaj shprehjen që ta kuptojë dhe publiku.

Pra një njeri që merret me atë që duket. Ai shpesh do që të nxisë që të merresh me atë që do ai dhe jo me atë që do ti. Ato brekushet ti do ti kuptosh me këtë që po them unë.

Këtë e ka kuptuar i gjithë elektorati. Pyetja është kur do flasë kryeministri për punësimin, për borxhin dhe rininë që po ikën dhe kur do bëhen në Kuvend këto biseda.

E ka sjellë situatën në një mënyrë të tillë që 90% e bisedave që konsumohen në sytë e publikut duken jo serioze. Dhe mos më thuaj që ky nuk quhet art.

Disi. Arti i gënjeshtrës dhe i propagandës. 

Nuk besoj, por më bëhet qejfi që ti pranon se arti ekziston.

Edhe sikur shpirti i spektaklit të quhet ky, unë jam shumë i lumtur që kryeministri i vendit tim ka qejf të ketë profesionin tim. Më duket interesante. Vetëm Trump e ka këtë sot. Ka kuptim më që socialistët  të tregojnë një lloj kokëfortësie në raport me 28-29 nëntorin. Mund të ta shtroj ty një këndvështrim. 

Po flet me personin e gabuar. Unë jam deputeti që pas zgjedhjeve të vitit 1997 kam dalë dhe kam mbajtur në emër të deputetëve dhe të grupit parlamentar kërkesën për të ndryshuar datën e çlirimit. Nga data 28 që e kishte bërë PD në 29. Është diskutimi im i parë prandaj e mbaj mend.

Ka ndonjë lloj obsesioni për 29?

Ka një lloj lidhje shpirtërore. Unë në familjen time ngado që të kthej kokën…

Fakti që në familjen tënde ose në shumë familje të tjera shqiptare është salduar data 29 nuk do të thotë a) se ka ndodhur patjetër dhe b) edhe nëse do të kishte ndodhur. Që ky vend të bashkohet dhe t’i ikë sherri mund të bënit ju një gjest solidariteti dhe të thoshit mund të jetë çliruar Shqipëria në datën 29 që nuk është konfirmuar kurrë. Le të bëjmë sikur është çliruar në datën 28 që ky popull të bëhet bashkë.

Jo sepse këtu bëhemi më pas pjesë e artit të gënjeshtrës. Ne nuk merremi me thelbin. Çfarë ka ndryshuar tek e majta? Në qoftë se mendoni se kjo data na bën ne nga pak gjysmë feudalë e gjysmë patriarkalë në mënyrën e të kuptuarit të vetes sonë dhe kalimi nga data 29 tek 28 na kthen në modernë nuk mendoj kështu.

Nuk është ky shqetësimi i përgjithshëm në raport me këto data. Madje që të jem të ndershëm ka sherr dhe ka ndarje se gjysma feston një datë dhe gjysma tjetër datë tjetër. Pyetja ime është nëse data 29 që është edhe data e çlirimit të Jugosllavisë, çka është teknikisht e pamundur që ushtritë e dy vendeve të kenë çliruar pavarësisht se janë larg me njëra tjetrën. Ti e di gjermanët janë tërhequr nga Jugosllavia. Shqipëria ka qenë e detyruar të çlirohet një ditë më përpara sepse duke kaluar në vendin tjetër…Pra fakti që në Shqipëri ne nuk gjejmë rehat, por njerëzit janë gjysma kështu e gjysma ashtu… A mund të ishte bërë një gjest? 

T’ia përkthejmë publikut më qetë. Në lidhje me faktin që Shqipëria dhe Jugosllavia kanë të njëjtën datë çlirimi dhe që mos duket si një sindromë miqësie mes dy vendeve dhe ne ta ndryshojmë.

Kjo është teknikisht, absolutisht e papranueshme për ju. 

Jo se të parët e mi kanë qenë të lidhur me LANC, por po e kap me një moment tjetër. Vërtet mendoni se Enver Hoxha deri kur vdiq, ishte kaq naiv dhe kaq pro jugosllav sa mbajti datën 29?

Data 29 është vendosur në ’44 kur influenca jugosllave ishte jashtëzakonisht e fortë në Shqipëri. Ishte vendi që Enver Hoxhës i kishte krijuar partinë. Pyetja është pse nuk ndryshohet tani, për interesat e shqiptarëve data e çlirimit, që ky vend të jetë i qetë?

Ne të dy nuk kemi qenë asnjëherë në luftë dhe besoj që lufta nuk është bërë me playstation është bërë me armë dhe nuk besoj që shqiptarët në atë kohë kanë qenë kaq të kalkuluar sa të mendonin që në datën 29 nëntor që do largonin gjermanët nga Shqipëria, mbas një viti të krijohej edhe Jugosllavia. Mendoj se ky do të ishte një kalkulim i sofistikuar.

Mendoj se Enver Hoxha në marrëdhëniet me Jugosllavinë ka qenë i ashpër, këtë të paktën duhet t’ia njohim dhe për marrëdhëniet me ta ka lënë një bibliotekë. Dhe nuk mendoj se ne duhet ta fiksojmë çështjen e ritrajtimit të së majtës me një datë. Do të ishte një lloj autosugjestioni.

Përgjigja jote është e mjaftueshme, pra data 28 do të jetë aty po ashtu edhe 29 nëntori.

Të gjithë ata që luftuan në LANC nuk jetojnë më dhe ata e kanë ndarë mendjen që data për ti kujtuar ata do të ishte 29 nëntori.

Vijmë tek një problem tjetër Ballkanik dhe jo vetëm por edhe Europian. Çfarë informacioni keni ju për një marrëveshje të pashkruar, por të folur mirë nëpër tavolina dhe tryeza takimesh, në rrethanat  kur kryeministri i Shqipërisë, presidenti i Kosovës dhe i Serbisë të kenë rënë dakord, që të mos ndalohen përpjekjet, pavarësisht kundërshtisë nëpër vendet respektive, që të ketë një shkëmbim territoresh në Kosovë dhe që Veriu i Mistrovicës t’i kalojë Serbëve dhe Medvegja dhe Bujanovci t’i kalojë Kosovës, për një, ndoshta, bashkim të ardhshëm hipotetik me Shqipërinë. Cila është analiza juaj në këtë rast?

Gjete personin e gabuar për t’i kërkuar një analizë negociatash mes një pale shqiptare dhe serbe.

Ti je kundër negociatave mes palësh shqiptare dhe palës serbe?

Unë nuk është se jam kundër negociatave dhe nuk besoj se më takon mua të jem protagonist në një negociatë shqiptaro-serbe. Në këtë gjykimin tim gjakftohtë nuk besoj se dal kundër negociatave apo një negociate në ajër mes një pale shqiptare dhe serbe.

Je pro apo kundër shkëmbimit të territoreve?

Kam qenë kundër që kur kjo është hapur si temë dhe kam bërë një debat me një mik shumë të veçantë, me Rexhep Qosen në publik vite më parë.

Më bëj një analizë të shkurtër mes raporteve të sotme mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ti ishe në mbledhjen e Pejës?

E mendoje se s’do të isha?

Nuk të pashë të bëje ndonjë show personal. 

Në Kosovë unë jam në shtëpinë time, sepse konsiderohem vizitor dhe mikpritës.

Je i shqetësuar ti për një raport relativisht të paplotë dhe jo domosdoshmërisht bazuar mbi një platformë interesante bashkimi dhe kohezioni mes Shqipërisë dhe Kosovës aktualisht? Të rezulton se janë më të ftohta me njëra-tjetrën?

Mbledhja e fundit ishte një nga mbledhjet me konkrete në këndvështrimin tim për sa i takon marrëveshjeve. Tani gjërat janë më të qarta dhe konkrete, ka data ekzakte për tu realizuar këto marrëveshje. Pra maksimumi brenda gjashtë mujorit të parë të vitit gjërat do të nisin, duke filluar me doganat e Durrësit që do përdoret edhe për Kosovën, apo kufiri që do të jetë i hapur  mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Politika ka një problem të madh me administratat e të dyja shteteve tona. Mentalitetet e tyre kanë nevojë të nxiten, por unë në këtë pikë i vë faj më shumë administratës shqiptare.

Ti je ministri i diasporës. Ç’është kjo diasporë për ty?

Është e dyta e gjithçkaje që ka të bëjë me  konceptin shqiptar, është jeta e dyte, historia e dytë e pashkruar, është mënyra e dytë se si ne e përjetojmë botën dhe do të jetë rilindja e dytë, ashtu siç e kuptoj unë, e një kombi që shtrihet nga Alaska deri në Australi.

Në jemi të shpërndarë  në të gjithë botën por rizbulojmë veten duke gjetur shqiptare nga Ukraina deri në fshatrat më të humbur të Italisë, me arbëreshët tanë, dhe jemi duke rindërtuar Adn, por jo And ashtu siç e mendojmë ne, me një lidhje me dërgesa librash e kështu me radhë, por  të një kombi që po funksion në një mënyrë të re.

Jemi ndër kombet e rralla si Izraeli dhe Irlanda dhe disa kombe të tjera, që i kanë të gjitha gjasat të funksionojnë brenda një projekti të jashtëzakonshëm që quhet Kombi Global. Por këtë histori të re teknologjike qe po vjen asgjë nuk është çudi.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart