Përfundon numërimi i votave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD


16/12/2018

Takimi tjetër i komisionit do të zhvillohet gjatë mesditës për të llogaritur votat dhe më pas do të nxirret përqindja për gratë dhe të rinjtë, duke bërë renditjen përkatëse.

Procesi i numërimit ka vijuar gjatë gjithë natës. Kreu i PD, Lulzim Basha ka lënë jashtë listës Majlinda Bregun, Astrit Patozin, Genc Rulin dhe Ridvan Boden
Kritikët e tjerë të cilët Basha i përfshiu në listë, refuzuan kandidimin dhe dhanë dorëheqjen.
Dy kritikë të Bashës, të cilët do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, janë Jozefina Topalli dhe  Eduard Selami, në cilësinë e ish-kryetares së Parlamentit dhe ish-kryetar i partisë.
Përballë largimeve në sy ranë dhe rikthimi i disa emrave dhe demokratëve të vjetër, Aleksandër Biberaj e Gazmend Oketa, të cilët deri dje kanë qenë pjesë e FRD-së së Bamir Topit.
Këshilli i ri Kombëtar për të cilin votohet këtë të shtunë,  zgjedh kupolën drejtuese duke filluar me dy nënkryetarët, kryesinë dhe sekretariatet, duke i dhënë fund procesit të zgjedhjeve në Partinë Demokratike.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart