Për pak u rrëzua! Bashës i ngatërrohen këmbët…Rama e tall në Instastory


15/12/2018

Mes ovacioneve dhe duartrokitjeve të të pranishmëve në sallë, teksa ka përshëndetur me dy gishtat lart, Basha për pak sa nuk u rrëzua pasi nuk e pa shkallën që i duhej të zbriste.

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar u mbajt në Pallatin e Kongreseve dhe i hap rrugën zgjedhjes ekipit të ri të Lulzim Bashës me të cilin ai do të dalë para votuesve për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Këtë incident nuk ka lënë pa e komentuar edhe kreu i qeverisë, Edi Rama. Ai e ka postuar videon me incidentin e Bashës në Instastory, dhe ka lënë shënimin: “Pse mer e keni zgju herët sot. Po o gjynof mer?”

Pasi mbajti fjalën e tij në punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha vijoi më tej me procesin e votimit. Pasi hodhi votën e tij në kutinë e votimit, kryetari Basha vijoi të përshëndetej me delegatë e pjesëmarrës të tjerë në punimet e Kuvendit, madje duke bërë edhe “selfie” me ta.

/Gazeta Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart