Nuk pranoi të lerë mandatin, PD përjashton deputetin e Lushnjës


22/02/2019

Burimet bëjnë me dije se pika e parë e rendit të ditës është aksioni politik pas dorëzimit të mandateve.

Mësohet se kryedemokrati Basha ka kërkuar që të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës.

“Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë”-tha Basha.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije per Ora se pikë e dytë është ngritja e Shtabeve të Punës dhe pika e tretë është propozimi për shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia e Myslym Murrizit për shkeljen e vendimit të grupit parlamentar, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD.

Deputeti demokrat Murrizi nuk ka dorëzuar ende mandatin siç vepruan kolegët e tij me në krye kryetarin e partisë Basha.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart