Ngrihen temperaturat në Shqipëri, në të gjitha akset qarkullimi bëhet pa zinxhirë


18/01/2019

Si pasojë e rritjes së temperaturave nuk ka më prezencë akulli dhe borë në rrugë, për pasojë në akset kryesore kalimi bëhet normalisht pa përdorimin e zinxhirëve.

“Kanë filluar reshje shiu dhe temperaturat kanë pësuar rritje.

Kontraktorët kanë punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit dhe në akset e Rajonit Verior.

Në Rajonin Jugor qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir”, njofton ARRSH./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart