Ngacmimi seksual i policit ndaj të miturës shqiptare, reagon Ministri i Brendshëm


11/02/2019

Përmes një postimi në rrjetin social, Lleshaj është shprehur se policia nuk është e tij por e Shqipërisë dhe si e tillë ai identifikohet me efektivët e policisë që bënë të mundur arrestimin e oficerit që abuzonte me një të mitur. Lleshaj i është përgjigjur kësisioj akuzave të bëra nga opozita për fjalë që dikur ai tha në një intervistë për median, se “nëse shqiptarët do të shihnin një polic të dehur, atëherë tek ta do të mund të gjenin dhe fytyrën e vetë Ministrit. Por një krahasim i tillë është kundërshtuar nga Lleshaj këtë të hënë, duke thënë se një pervers mund të shërbejë si flamur për ata politikanë pervers që nuk njohin askënd dhe asgjë përveç njollosjes së tjetrit.

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer. Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar”-shkruan Lleshaj./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart