Ngacmimi i të miturës shqiptare, SHÇBA s’pranon të ketë patur denoncim nga nëna e vajzës


11/02/2019

SHÇBA ka bërë një njoftim duke bërë me dije se pamjet video “me pullë” të kuqe të bëra nga Bajrakurti në drejtim të të miturës janë bërë në shtëpinë e tij. Më tutje SHÇBA njofton se mjeti celular i punonjësit të policisë është konfiskuar dhe po kqyret në imtësi në lidhje me komunikimin që Bajrakurti ka kryer me 15 vjeçaren. 

Në njoftim SHÇBA thotë gjithashtu se nga verifikimet e kryera nuk është evidentuar asnjë provë që tregon se ka patur një ankesë të drejtuar në polici nga ndonjë shtetas për denoncimin e rastit të efektivit të policisë, një fakt që bie në kundërshti me rrëfimin e nënës së vajzës, dhënë për neësbomb.

“Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin. Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale.“-njofton SHÇBA.

Nëna e të miturës nga krahu tjetër, deklaroi po këtë të hënë se ajo ka shkuar në polici për të denoncuar rastin por nuk është afruar nga policia.

“Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit  Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros

Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh  të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe.”-deklaroi nëna e vajzës së ngacmuar seksualisht.

NJOFTIMI I PLOTË i SHÇBA-se:

Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale.

Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie.

SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione per kete rast apo raste te tjera te denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.

SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart