Në këtë fshat shqiptar ende nuk ka filluar mësimi, nxënësit futen me dhunë në shkollë


24/09/2018

Shkolla e fshatit me rreth 300 nxënës u mbyll vitin e kaluar, pasi u cilësua e pasigurt pas lëkundjeve të tërmetit!

Në këto kushte, nxënësit e fshatit duhet ta zhvillojnë mësimin turn i dytë në Elbasan.
Ndaj ata e kanë bojkotuar mësimin që prej nisjes së vitit të ri shkollor!

Drejtoria Arsimore u ka siguruar transportin, por prindërit kërkojnë që ti kenë fëmijët aty pranë në shkollën e fshatit pasi flasin për rreziqe gjatë transportit

Prindër: I çuam me autobusë, u bënë fëmijët paketa me djersë. 

Ata thonë se do t’i lënë pas mësim fëmijët e tyre në rast se nuk hapet shkolla e fshatit, mbylljen  e të cilës e konsiderojnë me prapavijë politike

Prindër: Po bëjnë një vit, asgjë nuk kanë bërë. 

Por përfaqësuesit politikë nuk munguan as në krah të banorëve të Mengëlit

Deputeti demokrat Luçiano Boçi dhe anëtarë të këshillit bashkiak mbështetën kërkesat

Boçi: Si e justifikoni ekzistencën tuaj si drejtoreshë dhe si mësues pa proces  mësimor.
Drejtoresha: Me urdhër të Drejtorisë Arsimore, kemi stabilizuar nxënësit tek shkolla tjetër.

Bashkia Elbasan ka deklaruar se është në pritje të financimeve për rikonstruksionin e shkollës, por banorët kërcënojnë se do të përshkallëzojnë protestat nëse kjo nuk ndodh sa më parë

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart