Moti i keq, 12.000 qytetarë pa energji elektrike në Elbasan


15/02/2018

Mësohet se shkaku është koha e keqe me erëra të forta, stuhi e ngricave, të cilat kanë shkëputur përcjellësit e energjisë elektrike dhe kanë dëmtuar shtyllat e Tensionit të Mesëm e atij të Ulët, në shumicën e fshatrave malorë të bashkive Librazhd, Prrenjas, Elbasan, Gramsh.

Aktualisht, në terren ndodhen 170 punonjës dhe dhjetra mjete te OSHEE me bazë të bollshme materiale për riparimin e defekteve. Në fillim të javës, nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbeten pa energji 30.000 abonente nga 110.000 që ka Qarku Elbasanit.

Dje u rikthye energjia elektrike tek 8.000 abonentë. Ndêrkohë, vijon të jetë mjaft i vështirë qarkullimi në aksin Librazhd-Bulqizë, pasi segmenti Shkalla e Lunikut – Steblevë ka 50-60 cm dëborë. Ndërkaq, mjaft segmente të rrugêve rurale janê të rrezikshëm, pasi në zonat malore që janë të mbuluara nga dêbora, mbizotërojnë grimca. 
 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart