Moszgjatja e hetimit për Tahirin, PD: U orkestrua nga Rama e Marku lirimi i ish Ministrit


11/02/2019

Përmes një dalje publike, deputeti i PD-së Flamur Noka ka hedhur akuza në drejtim të kryeprokurores Arta Marku dhe kryeministrit, duke deklaruar se Tahiri është drejt lirimit nga akuza për trafik ndërkombëtar të drogës dhe përfshirje me grupin kriminal të Habilajve. Noka i ka bërë thirrje po ashtu dhe ndërkombëtarëve që të reagojnë për rastin.

“PD ka paralajëruar se Saimir Tahiri do të shfajësohet nga akuza për trafikdroge dhe këtij skenari i shërbeu edhe vendimi sot. Pastaj përdori Arta Markun për të shpërbërë grupin e prokuroreve që u vendos në kundërshtim të ligjit.

Kjo do të thotë se nëse brenda 3 javëve Mali i Zi nuk kthen përgjigje dosja do të kthehet e paplotë.

Me mbështetje të Edi Ramës ai kërcënoi çdo polic që të mos vazhdojë hetimet ndaj tij. Të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të mos shpëtojë pa u ndëshkuar.”, tha Noka./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart