Meta përshëndet miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë


11/01/2019

“Ky është një vendim i rëndësishëm historik për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit”, – vlerëson Presidenti Meta.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta përshëndet përkushtimin e Kryeministrit Zaev, si dhe të faktorit shqiptar të Maqedonisë, që mundësuan konsensusin e nevojshëm dhe i hapën vendit rrugën pakthim drejt NATO-s e BE-së. 

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht Maqedoninë e të gjithë fqinjët e saj në rrugën e integrimit euroatlantik”, – nënvizon Presidenti Meta.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart