Masakroi shokun me çekiç, policia çon autorin tek vendi i krimit


09/03/2018

Forcat blu tregojnë pamjet e autorit të krimit në vendin e ngjarjes.

Krimet e Rënda, policia e Fierit dhe gjykata e rrethit zbardhin vrasjen e shtetasit Kreshnik Beqiraj, 36 vjeç, banues në Fier.

Albert Zekaj, 32 vjeç,  banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe është arrestuar si autor i ngjarjes.

Sipas policisë ky shtetas ka qenë shok me viktimën K.B., ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit.

“Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Ne vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Pas marrjes në pyetje ai  pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer”, njofton policia.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit, një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin dhe mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje“./Gazeta Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart