Makina përplaset me autobusin me nxënës, vdes shoferi 25-vjeçar


17/11/2018

Një automjet tip Hondaj është përplasur me një autobus në të cilin udhëtonin nxënës. për pasojë, ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Elbasanit, drejtuesi i automjetit Hondaj me targë, AA352 CK , 25-vjeçari me inicialet G.P, ndërsa ka mbetur i aksidentuar pasagjeri në makinën e tij, me inicialet E.P. 

Siç raporton policia, autobusi me targë AA121 CS drejtohej nga një 48-vjeçar me inicialet Gj.S, me banim në qytetin e Durrësit. i riu që ndërroi jetë ishte banues në Librazhd. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia. Ndërkohë, asnjë nga autobusi nuk ka mbetur i lënduar.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, në Qafë Thanë u aksidentua një autobus me 28 persona, gjimnazistë dhe mësues të një gjimnazi të Roskovecit, ku pësuan lëndime 7 nxënës.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart