Makina përplas për vdekje 56 vjeçaren në Fushë-Krujë


22/11/2018

Mësohet se një 56-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga makina.

Burime nga policia bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit, në afërsi të urës së 

Fushë-Krujës mjeti tip Benz me drejtues shtetasin D.V. ka aksidentuar shtetasen këmbësore Sh.K. 56 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Tiranë. 

Drejtuesi është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë – Krujë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart