Lirohen nga burgu dy ish deputetët e PS


15/11/2018

Gjykaka ka vendosur që të vërë masën e arrestit në shtëpi për dy ish deputetët e arrestuar falë operacionit “Volvo4”.

Arben Çuko, ish drejtor i përgjithshëm i Burgjeve u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi ai akuzohet se ka favorizuar transferimin e një të burgosur të dënuar për vrasje në këmbim të dhuratave, një automjet.

Ndërkohë ish deputeti tjetër Arben Ndoka është arrestuar nën akuzën e tjetërsimit të tokave tek zona e Rranës së Hedhun në Lezhë, një skandal i bërë publik prej muajsh në vjedhjen e tjetërsimin e tokës publike./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart