“Largimi i Ramës është çështje kohe”, Basha flet per hapat që do ndërmarrë opozita


04/03/2019

I ftuar në emisionin “360 gradë”, i pyetur se si do të procedohet më tej nëse Kryeministri Rama jep dorëheqjen, Basha u shpreh se “kërkesa e tyre është që bashkë me PS-në të zgjidhim krizë politike institucionele të vendit”.

 “Çdo situatë me Ramën në krye është e paqëndrueshme. Prandaj largimi i tij është vetëm çështje kohe. Ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi një palë tjetër politike në tavolinë që është PS. Kërkesa jonë dhe vullneti ynë politik është që bashkë me Partinë Socialiste ta zgjidhim këtë krizë politike, institucionale, kushtetuese, duke bërë hapin e parë që është një qeveri e palidhur me krimin, pa Edi Ramën kryeministër, një qeveri e cila nuk i lidh duart drejtësisë për të vepruar në ato raste ku politikanët janë kapur në flagrancë.

Rasti Dako është vetëm maja e ajsbergut. Kjo nuk është një betejë që i ndanë shqiptarët, por që i bashkon shqiptarët. Ajo që kërkojmë është edhe në përputhje me kërkesat e socialistëve të thjeshtë. Populli vendos kë sjell në pushtet dhe kë largon”, u shpreh Basha.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart