Kur do shpëtojmë nga i ftohti? Ja çfarë thonë sinoptikanët


12/01/2019

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ sinoptikania e “Meteoalb” Adiola Bani pohoi se ditën e nesërme temperaturat do të pësojnë një rritje në mesditë, pavarësisht se mëngjeset janë në vlerat minus.

Po ashtu ajo bëri me dije se duke filluar nga dita e hënë do të ketë një përmirësim të situatës meteorologjike.

“Në zonat malore të Ersekës temperaturat kapin vlerat e minus 10 gradë celsius, ndërsa në qytet -9. Kjo ulje temperaturash ka nisur që mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë në Tiranë temperaturat ishin -1.6 gradë celsius. Dita e sotme është dita më e ftohtë e kësaj jave. Pritet një rritje e lehtë e vlerave termike nesër me 2 gradë. Mëngjesi nesër do të jetë minus -6 deri në – 7 gradë dhe më pas në mesditë do të ketë një rritje deri në 6 gradë. Ditën e hënë do kemi reshje dëbore, kryesisht në zonat e malore. Ditën e martë do të rriten temperaturat. Kjo situatë do të na shoqërojë deri të premten. Dita e premte sjell rikthim në vlerat normale të dimrit me rritje temperaturash, pasi do të kthehen edhe vranësira”, tha Bani.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart