Kujtoi se grabitësit po bënin blof dhe nuk u dha paratë, i riu shqiptar vritet në Brazil


20/02/2019

Viktima është Alban Gropcaj 28 vjeç, i cili ishte së bashku me një shtetas italian, Guido Bertola, kur ranë pre e grabitjes.

Në momentin që ata kishin dalë nga një lokal dhe po hipnin në makinë, u sulmuan nga disa persona me dy motorçikleta. Autorët, nën kërcënimin e armës, u kërkuan atyre paratë. Shqiptari ishte i pari që reagoi dhe refuzoi t’u jepte paratë, shkruan tvklan.al

Por njëri prej autorëve nuk hezitoi të përdorte armën dhe e qëlloi duke i marrë jetën. Kurse, italiani Guido Bertola pësoi lëndime të vogla dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit është pronar i një zdrukthtarie dhe së bashku me punëtorin shqiptar besohet se kishin shkuar në Brazil për një udhëtim pune.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart