Kryesia e PD vendos: Zgjedhjet më 22 korrik, vetëm dy kandidatë në garë!


03/07/2017

Zgjedhjet për kreun e PD-së do të zhvillohen më 22 korrik ndërsa dy rivalët për postin do të jenë Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Pavarësisht se vetë Basha nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së demokratëve, grupi kundër tij ka hedhur në tavolinë një draft me disa kërkesa, të cilat janë hedhur poshtë pas një votimi të hapur me rezultatin 14 kundër me 11 pro.

Në thelb të kërkesave të grupit anti-Basha ka qenë shtyrja e datës së zgjedhjeve për kreun e PD-së, nga 22 korriku në shtator, dhe analiza e humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

DEBATET NË KRYESI:

Një sërë debatesh ka patur në mbledhje, ku ka spikatur dhëndrri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, njëri ndër personat që kanë qenë kundër Lulzim Bashës. Malltezi kja kërkuar të bëhet analiza e humbjes në zgjedhje, një kërkesë e hedhur poshtë nga kryesia. Madje Mallteti ka deklaruar se kandidaturat për postin e kreut të PD-së janë qesharake.

 “Të bëhet analiza e humbjes së zgjedhjeve. Është qesharak ky proces kaq i shpejtë”,- ka thënë Malltezi.
Nga ana tjetër, në mbledhjen e kryesisë fjalën e ka marrë edhe Majlinda Bregu, e cila është shprehur në PD ka rënë një gjëmë e madhe, e cila sipas saj ka 4 vite që ka nisur. Sipas Bregut fryma e përçarjes dhe linçimit publik e ka sjellë PD-në në një gjëndje të mjerueshme.
“… 4 vite që ka nisur përçarja e PD. Fryma e përçarjes dhe e linçimit publik për këdo që fliste e kërkonte të shihte brenda nesh çfarë nuk shkonte për humbjet tona. Të debatonim, flisnim, bërtisnim po të doni, por të shihnim njeri-tjetrin në sy për gjëmën që na ka zënë”, është shprehur Bregu.
“Nuk më intereson kryetari i PD-së… Por ti vëmë kapak se kjo na ra e të dalim të frymëzojmë demokratët për beteja të reja, është tallëse. Si do i frymëzoni? Ua kam thënë prej vitesh këto po s’donit të dëgjonit as të shihnit ku po gremiseshim”- ka shtuar më tutje deputetja Bregu./Gazeta Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart