Kryemadhi: LSI nuk bën asnjë hap pas. Shqipëria do të bëhet shtëpia e të rinjve


28/02/2019

Në një takim që Kryemadhi ka mbajtur me të rinjtë në njësinë bashkiake nr.1 në Tiranë, kryetarja e LSI-së ka deklaruar se partia që ajo përfaqëson është e rinisë shqiptare.

“Asnjë Hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e rinisë shqiptare. Te ndalojmë largimin e të rinjve nga vendi. Papunësia, mungesa e shpresës po dëmtojnë rininë shqiptare. E vendosur për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve dhe rinisë shqiptare. LSI partia e rinisë. Mbështetje pa kufi rinisë shqiptare për arsim cilësor e punësim të mirë paguar në profilet e studimit”,  tha Kryemadhi./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart