Kryemadhi flet për Shqipërinë, Nora Malaj shpërthen në lot në konventën e LSI


12/01/2019

Emocionuese dhe përlotëse ishin për Nora Malajn, e cila e ulur në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ku u mbajt Konventa. 

Kryemadhi, ndërsa u zotua se LSI kurrë nuk do tradhtojë Shqipërinë, emocionoi gratë LSI-iste të cilat shpërthyen në lot.

Në fjalën e saj Kryemadhi po fliste për historikun e vendit tonë dhe se si i ka rezistuar pushtuesve dhe mesa duket këto fjalë e kanë prekur Malajn, e cila nuk i ka përmbajtur lotët.

Nora Malaj nuk ka mbajtur dot lotët kur kryetarja e LSI tha se partia e saj do luftojë për Shqipërinë, siç lufton për shtëpinë.

“Partia jonë është ajo parti që asnjë moment s’do tradhtojë gjakun e mijëra grave dhe burrave për Shqipërinë e lirë dhe krenare. Kjo parti nuk do tradhtojë flamurin krenar edhe pse qeveria e rilindjes dhe krimit kërkon që t’i ulë kokën.

Ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, atdheun tonë, atë vend që na ka bërë krenarë, që ka mbijetuar me mijëra vite, me shekuj përballë tradhtarëve dhe atyre që kanë përdhosur flamurin tonë. Ashtu sic luftojmë për shtëpinë tonë do luftojmë për Shqipërinë tonë”, tha Kryemadhi.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart