​KLGJ reagon për Dritan Dajtin: Vendimin për uljen e dënimit të tij e shqyrtojmë me përparësi!


12/02/2019

Javën e kaluar Dritan Dajtit iu pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, ဧka automatikisht ja ul dënimin në rreth 25 vite burgim, një fakt që u denoncua ashpër nga opozita. Tre ditë më vonë, maxhoranca reagoi përmes dy ministrave, duke kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve, madje Ministri i Brendshëm i kërcënoi këta të fundit përmes operacionit forca e ligjit.

Këtë të martë KLGJ reagoi përmes një njoftimi për shtyp duke u shprehur se e ka marrë në dorë çështje dhe do ta shqyrtojë me përparësi.

NJOFTIMI I KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton opinionin publik, se pranë tij, është depozituar kërkesa e Ministrit të Drejtësisë, në të cilën kërkohet hetimi disiplinor i veprimtarisë së anëtarëve të trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti, me arsyetimin se këta gjyqtarë, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, shkak mbi të cilin ka kërkuar në vijim edhe marrjen e masës së shkarkimit nga detyra.

Nisur nga kjo kërkesë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm. Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart