Këto zona të Tiranës sot do të mbeten pa energji


12/02/2019

Në kabinën “Hawai 1” që furnizohet nga fideri 324 I nënstacionit Selitë, nesër datë 12 Shkurt, për shkak të investimit për vendosjen e pajisjeve të reja do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.

Pjesërisht pa energji do të mbetet rruga “Prokop Mima”.

OSHEE ka njoftuar se pas mesnatës, rreth orës 01:00-05:00 do të stakohet energjia në fiderat F7 dhe F8 të rrjetit 20kV nënstacioni Kashar. Shkëputja e energjisë do të bëhet si masë sigurie për punimet që po kryen Autoriteti Rrugor Shqiptar në autostradën Tiranë-Durrës.

OSHEE ka thënë se bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës,  të bashkisë Vorë do të mbeten pa energji.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart