Kapet 22-vjeçari shqiptar që lëvizte në qytet me armën më vdekjeprurëse në botë


19/02/2019

Policia ka vënë në pranga një 22-vjeçar, të cilit i është gjetur në bagazhin e makinës një armë automatike e tipit kallashnikov.

Përmes një njoftimi të gjatë, policia ka lajmëruar këtë të martë se ka bërë dhe arrestime të tjera në Librazhd, Lezhë, Vlorë e Tiranë.

Për më tepër lexoni njoftimin e policisë:

Në Shkodër, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi D.S., 22 vjeç, banues në qytetin Pukë, me një armë zjarri kallshnikovë, e cila iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij.

Në Librazhd, shërbimet e Policisë, pas telefonatës nga qytetarët kanë finalizuar operacionin e koduar “Qafë Driza”, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shtetasit L.M 49 vjeç i kanë gjetur 14 copë fishekë, si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasi L.M., u arrestua në flagrancë.

Në Lezhë, Specialistët për Narkotikët kanë vënë në pranga shtetasin R.G., 50 vjeç, pasi pas informacionit të marrë dhe kontrollit të ushtruar në banesën dhe territorin përreth banesës së shtetasit R.G., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Ndërsa në Vlorë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 36-vjeçarit S.D., pasi nga kontrolli fizik, Policia i gjeti 30 doza lënde narkotike të dyshuar kanabis.

Ndërkohë po falë denoncimeve të qytetarëve dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë janë evidentuar dhe goditur tre raste të ushtrimit të aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Në Tiranë, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, kanë proceduar penalisht shtetasin F. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në rrugën “Myslym Shyri” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjet një tavolinë pokeri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në Berat, Specialistët e Seksionit për Krimet proceduan penalisht shtetasin A.Z., 47 vjeç, banues në Poliçan, pasi në subjektin “Bar-Kafe” ushtronte aktivitet pa kasë fiskale dhe lojëra fati (lloto sporti). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një laptop.

Në Elbasan, Policia procedoi penalisht pronarët e një subjekti shtetasit I.Ç., 38 vjeç dhe G.Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tyre ushtronin aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe fton këdo të denoncojë falas në numrin 112, në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, ose përmes rrjeteve sociale në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, çdo rast të paligjshmërisë./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart