Humbi jetën e sulmuar nga qentë, banorët jetojnë mes frikës


08/02/2019

Në Dyshnik, pjesë e qendrës administrative Otllak, pak kilometra larg qytetit të Beratit, banorët thonë se qentë nuk janë të zonës dhe se janë sjellë me kamionë nga Shqipëria e mesme.

Në fshat, këtë të premte nuk sheh qen dhe banorët thonë se i ka trembur policia me krisma armësh, por ata kanë ende frikë.

Qentë e sulmuan banoren e këtij fshati, rrugës teksa kthehej nga ullishta. As të afërmit që ndodheshin pas saj nuk arritën ta mbronin dhe ta ndihmonin.

64-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, duke e lënë fshatin jo vetëm në dhimbje, por dhe me frikën e shfaqjes së qenve agresivë, që ata thonë se – gjykuar nga raca, – nuk i përkasin Dyshnikut, por kanë ardhur nga larg.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart