“Hej shoku mund të më sjellësh një gram”, si u dënuan shqiptarët e drogës në Angli


29/08/2018

Artan Merkaj, 30 vjeç dhe Berti Ruko, 29 vjeç u shpallën fajtorë nga Gjykata e Kurorës në Manchester për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta.

Ruko, i cili gjithashtu u shpall fajtor për përdorimin e dokumenteve identifikuese false, ka qenë i arrestuar edhe në Korrik të 2015-s si pjesë e një hetimi për shpërndarje droge në qendër të qytetit. Ai u deportua nga Britania asokohe, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht.
Gjithashtu policia sekuestroi celularin e tij dhe hetimet zbuluan që Ruko e përdorte numrin si linjë për shpërndarjen e drogës.
Megjithatë kjo nuk e ndaloi 29-vjeçarin, pasi ai u rikthye sërish në Britani në mënyrë të paligjshme dhe vazhdoi ta përdorte celularin si linjë për shpërndarjen e drogës. Ai merrte mesazhe të shumta nga klientët të cilët kërkonin kokainë në disa vende të ndryshme të qytetit.
Sipas DailyMail, në Shtator të vitit të kaluar, autoritetet ekzekutuan një mandat kontrolli në shtëpinë ku banonte Ruko dhe Merkaj. Ata gjetën Rukon që flinte afër katër celularëve që përdorte për të kontaktuar për shpërndarjen e drogës.
Kur kontrolluan dhomën e Merkajt, ata gjetën katër celularë nën jastëkun e tij dhe dy të tjerë në komedinë. Pas hetimeve, policia zbuloi mesazhet e tyre me klientët.
“Ej shoku, afër Schloss mund të më japësh një gram”, pyeste një klient.
“Hej mund të më sjellësh një gram kokainë?”, lexohej në një mesazh tjetër.
Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan edhe një bllok shënimesh në lidhje me paratë dhe drogën. Aty përllogariteshin shitje që arrinin deri në 30.000 paund çdo javë.
Dje, Ruko u dënua me pesë vjet e dy muaj burg ndërsa Merkaj me 4 vjet e dy muaj./abcneës

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart