Habit policia, kap 30 kg drogë dhe arreston 26 vjeçarin “pa identitet”


16/01/2019

Por ajo që të habit është fakti se 26 vjeçari nuk paska emër, pasi policia nuk ka dhënë as emrin e as inicialet e personit që është kapur me 30 kilogramë drogë në shtëpinë e tij.

Policia sqaron gjithashtu se në shtëpinë e njeriut pa “emër” u gjetën dhe dy armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë babai i të riut.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, Vlorë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizoi operacionin, mbi bazën e të cilit, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të fshatit Llakatund u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Me ndërhyrjen në kohë, agjentët kapën në flagrancë një 26-vjeçar, si autor i dyshuar, posedues i lëndës narkotike. Në banesë u bllokuan edhe 2 armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë, i ati i tij. Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ si dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’”, njofton Policia./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart