Greqi, policia nxjerr nga nëntoka drogë… e ruanin për xhaxhain e tyre dy të mitur shqiptarë


28/05/2017

Ngjarja ka ndodhur në një fshat pranë qytetit të Patras në Greqi, ku policia ka vënë në pranga dy shqiptarë të moshës 16 dhe 17 vjeç.

Drogën të rinjtë e kishin fshehur nëntokë, në një fuçi plastike brenda së cilës ndodheshin 18 qese plastmasi që kishin 17 kg kanabis.

Në kontrollin e bërë në banesën e tyre, policia iu sekuestroi dy të rinjve 4 telefona celularë.

Adoleshentët janë kushërinj me njëri-tjetrin por jo poseduesit e vërtetë të lëndëve narkotike, pasi policia ka zbuluar se ishte xhaxhai i tyre, një 38 vjeçar, ai që shiste drogën./Gazeta Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart