Firmosën heqjen e dënimit "burg përjetë" për Dritan Dajtin, nis hetimi pasuror ndaj gjyqtarëve


26/02/2019

Gjyqtarëve, të cilëve po u hetohet pasuria janë Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli, të cilët  janë të dyshuar për korrupsion.

Pasuria e tre gjyqtarëve do te futet në sitë nga hetuesit te cilët u kanë nisur shkresa zyrtare për informacion të gjitha bankave dhe institucioneve  për pasurinë e tyre dhe familjarëve të tyre, siç raporton “ora”.

Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, por pas përfitimit të gjykimit të shkurtuar ai u dënua  përfundimisht me 25 vite burg.

Pas dyshimeve për korrupsion 10 ditë më parë parë banesat e tre gjyqtareve u kontrolluan  ku vetëm në banesën e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini, në Farkë të Tiranës, u gjetën 17 000 euro që u sekuestruan nga policia, por vete gjyqtari ka pretenduar se janë të djalit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart