“E pavarur se nuk u mposht kurrë”, urimi i Berishës për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës


17/02/2018

Për Berishën, Kosova shpalli Pavarësinë, sepse nuk u mposht kurrë, ndërsa nuk ka harruar pa kujtuar edhe presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën, siç e quan ai arkitektin e shtetit të Kosovës, si dhe komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.

Lideri historik i PD-së thotë se Pavarësia erdhi në saj të qëndresës mbinjerëzore pothuaj një shekullore të shqiptarëve në Kosovë.

Ish-kryeministri nuk ka harruar pa falënderuar edhe ndërkombëtarët, pa ndihmën e të cilëve nuk do të bëhej e mundur arritje historik e shpalljes së Pavarësisë.

Urimi i Berishës

Gezuar Kosove 10 vjetorin e Pavaresise!

Te dashur miq, sot shqiptaret ne Kosove, trojet e tyre te tjera dhe ne mbare boten kudo qe jane kremtojne diten me te rendesishme te lirise dhe ekzistences se tyre pas pavaresise se Shqiperise, pavaresine e Kosoves ne 10 vjetorin e saj.

Ata sot festojne 10 vitet e para ne historine e tyre shekullore te udhetimit si nje komb ne liri. Kjo dite nuk eshte pra vetem 10 vjetori i pavaresise dhe lirise se Kosoves, por ne fakt 10 vjetori i lirise se shqiptareve per aq sa shpirti dhe liria e nje kombi jane nje dhe te pandare.

Sot shqiptaret ne Kosove dhe mbare boten festojne me krenari te ligjshme sukseset e medha qe Kosova ka arritur ne keto 10 vite pavaresi. Ajo sot eshte nje faktor i rendesishem paqe dhe stabiliteti ne rajon, ka ndertuar dhe po konsolidon institucionet demokratike te shtetit ligjor dhe ka nder standartet me te larta te garantimit te te drejtave dhe lirive te pakicave. Kosova, me reforma te thella e te gjithanshme ka zhvilluar keto vite nje ekonomi vibrante, qe sot ka rritjen me te larte ne rajon, ka shenuar rezultate dhe ka nxjerre emra boteror ne kulture, muzike, sport etj.

Ajo eshte njohur nga mbi 95 perqind e vendeve te lira dhe ecen me vendosmeri ne rrugen e integrimit te saj ne NATO dhe BE.

Pavaresia e Kosoves qe u shpall 10 vjet me pare dhe çlirimi i saj, ishin kurorezim i qendreses mbinjerezore pothuaj nje shekullore te shqiptareve ne Kosove. Ajo i ka rrenjet e veta ne gjakun dhe sakrificen sublime te qindra mijra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave martire te Kosoves qe rane per t’u bere te pavdekshem ne luftrat tyre per liri dhe dinjitet kombetar, qe nga vitet 1870 ne vitet 1999.

Pavarsia e Kosoves eshte triumfi epik i shpirtit te pamposhtur te burrave dhe grave te saj qe i mbijetuan genocideve, shfarrosjeve dhe barbarive me te medha te serbeve, luftrave ballkanike qe synonin mbi te gjitha zhdukjen e tyre, te zbatimit te platformes se Çubrilloviçit te spastrimit etnik te tyre ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore nga klika e Titos me ndihmen e Kalit te Trojes, levizjes jugosllave te klikes hoxhiste dhe tradhetise nga kjo e fundit e kauzes se saj, politikes se aparteidit dhe programeve shfarrosese te Kasapit te Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit.

Kosova u be e pavarur sepse nuk u mposht kurre!

Pavaresia e Kosoves eshte veper e arkitetktit te saj, politikanit gjeni te kombit shqiptar, Presidenitit Ibrahim Rugova, Gandit te shqiptareve, Ballkanit dhe Europes, qe ndertoi tek shqiptaret e Kosoves endrren e pavaresise, themeloi ne kushtet e pushtimit me te eger Republiken e Kosoves dhe pushtetin e saj paralel me pushtetin e pushtuesve mizore. Presidenti Rugova mbrojti dhe paraqiti me vendosmeri dhe civilitet ne Shtepine e Bardhe dhe kancelarite me te medha te plantetit çeshtjen e drejte te popullit te Kosoves. Ai arriti ta shnderroje kete kauze ne çeshtje kryesore te axhendes se SHBA dhe vendeve te lira perendimore! Pas lufte, Kosova hodhi themelet e shtetit te sotem te pavarur, demokratik, pro-perendimor te Kosoves.

Pavaresia e Kosoves eshte veper e komandantit legjendar Adem Jashari, heronjve te tjere dhe dhjetra mijra luftetareve te lirise, qe me burrerine, guximin, heroizmin, sakrificen e tyre bene luften e fundit çlirimtare ne Europe dhe çliruan Kosoven!

Por pavaresia e Kosoves u be e mundur sepse shqiptaret kudo ne rajon dhe ne bote qendruan si nje komb i vetem, dhe Shqiperia, pas shembjes se diktatures hoxhiste, luajti rolin e saj te pazevendesueshem!

Por sot shqiptaret ne Kosove dhe mbare boten nuk do festonin kete date pa mbeshtetjen dhe rolin percaktues te SHBA ne Çlirimin dhe Pavaresine e Kosoves, pa mbeshtetjen e Kongresit te ketij vendi dhe Presidentit Bill Klinton dhe Presidentit George Ë Bush, vendeve te medha te perendimit dhe vendeve anetare te NATO-s.

Te dashur miq, duke uruar nga zemra ne kete 10 vjetor te Pavaresise, Kosoven, qytetaret e saj dhe mbare shqiptaret, le te perulemi ne me nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle para burrave te medhenj te kombit tone, arkitektit te pavaresise se Kosoves, presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari, para te gjithe atyre qe luftuan, flijuan jeten dhe rinine per lirine dhe pavaresine e Kosoves, para SHBA dhe te vendeve tjera anetare te NATO-s, qe me nderhyrjen e tyre luajten rol percaktues ne çlirimin e saj.

Gezuar! Zoti e bekofte Kosoven, Zoti i bekofte shqiptaret!! sb

/GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart