“E dhunonin në banjot e shkollës” Dëshmi tronditëse mbi përdhunimin e të miturës shqiptare


05/02/2019

Ata akuzohen për kryerjen e marrëdhënieve me dhunë me një 13-vjeçare, e cila ishte nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë.

Referuar dëshmive të dhëna nga adoleshentët, mësohet se ata kanë pranuar se kanë abuzuar me 13-vjeçaren për rreth 2 muaj.

Ata kanë deklaruar se e merrnin në shtëpi dhe kjo gjë kishte ndodhur disa herë.

INICIALET E ADOLESHENTËVE QË KANË KRYER VEPRËN PENALE

E.A

E.M

K.M

F.M

L.L

K.K

L.M

Ngjarja e rëndë tronditi opinion publik, teksa doli në dritë vetëm pas denoncimeve të qytetarëve në redaksinë e JOQ Albania dhe tek ish-kryeministri Sali Berisha.

Një dëshmi ekskluzive në lidhje me ngjarjen ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Denoncuesi ka rrëfyer ngjarjen me përpkmëri.

Sipas tij, vajza ka qenë e lidhur me një prej djemve që kishte në klasë dhe për shkak të një videoje intime të çiftit, që ky i fundit ua kishte dërguar shokëve, ngjarja degradoi në një skandal të tillë.

Disa prej prindërve të nxënësve të shkollës “Rilindja” kanë deklaruar për kamerat se përdhunimi i vajzës ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës.

Denoncuesi bën me dije se përdhunimi ka ndodhur në grup dhe me radhë jo vetëm jashtë shkolle, por edhe në banjot e institucionit arsimor.

Ai shkruan:

Kjo ka qene e lidhur me njerin prej tyre qe e ka pas ne klase… ai ka pas nje video te saj dhe ja dhen dhe shokeve. Dhe te gjith e kan shantazhu ne kembim te marredhenjes seksuale….mesa di kjo ka rreth 2 muaj… Ne video ishte kjo me tdashurin..videon e kishin dhe kto shoket tjere…nk esht se ka ndodh vtm nje her kjo gje. Ka vazhduar vazhdimisht per rreth 2 muaj..dhe ne grup dhe me rradhe. Dhe ne shkolle te banjot… dhe jasht shkollës.”

Për më tepër, skandali më i madh qëndron në faktin që ngjarja u tentua të fshihej nga shkolla “Rilindja”, teksa nuk duhet lënë pa përmendur edhe neglizhenca e policisë, që nuk nxori asnjë njoftim për mediat në lidhje me këtë rast të tmerrshëm.

Drejtoria e shkollës 9-vjecare “Rilindja” nuk ka pranuar të prononcohet për ngjarjen në fjalë ndërkohë që prindërit tashmë janë të shqetësuar për atë që ka ndodhur.

Denoncuesi shprehet për JOQ Albania se drejtoresha e shkollës ishte në dijeni të ngjarjes, por kjo vepër e rëndë penale nuk është denoncuar.

Për më tepër ai rrëfen:

Babi i kesaj vajzes ka denoncu me para po ngaqe drejtoresha e ksaj shkolle ka vlla prokurorin as se kan vrar mendjen hic per kte ngjare dhe e kan fshehur… u duhej ta publikonte Sali Berisha dhe ateher esht bo e madhe… Drejtoresha dhe prokuroria kan qen ne dijeni por e kan fshehur. Denoncimet e babait skan mar asnje pergjigje derisa u bo e madhe si lajm…”

Denoncuesi në rrëfimin e tij shton se vajza kishte pranuar shtantazhin dhe abuzimin seksual nga djemtë, në mënyrë që ngjarja të mos i shkonte në vesh prindërve të saj. Ata kanë zbuluar gjithçka duke parë gjendjen e rënduar psikologjike të së bijës.

Denoncimi vazhdon:

Kjo si ka then… kjo kte gje e ka ber qe tmos ta mernin vesh prinderit per videon..por e kan par gjendjen e renduar psikologjike te vajzes dhe e kan mar vesh …kto 2 javet e fundit e kan kuptu prinderit. Kan denoncuar por ishte e kote…

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart