DYSHIME për aksidentin e shkaktuar nga deputeti, PD: Po manipulohen provat, ai ishte me shpejtësi


12/08/2017

Nëpërmjet një deklarate zyrtare PD kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë duke hedhur akuza se po manipulohen provat e ngjarjes së rendë në favor të deputetit Aqif Rakipi. 

DEKLARATA

Partia Demokratike kerkon zbardhje dhe transparence te plote te nje ngjarjeje te ndodhur sot ne oret e para te mengjesit, ku te dhenat jane se deputeti Aqif Rakipi ka aksidentuar per vdekje me makine nje person. Ka dyshime serioze se ngjarja po perpiqet te mbahet e fshehte dhe te manipulohen provat dhe vendngjarja ne favor te deputetit qe njihet si mik i ngushte i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kerkon policise se shtetit te beje publike ngjarjen dhe i kerkon prokurorise hetim te plote e te pandikuar politikisht. Te dhenat jane se deputeti mik i Rames ka qene me shume shpejtesi kur ka perplasur per vdekje personin dhe eshte larguar edhe nga vendngjarja me makinen e tij. Prishja e vendngjarjes do t’ju sjelle veshtersi eksperteve ne percaktimin e shkaqeve te aksidentit. Per kete arsye PD kerkon hetim e pergjegjesi te plote para ligjit per deputetin dhe drejtesi per viktimen. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart