Deklarata e fortë e Dades: Nëse bëhet mocion me votë të fshehtë, Rama rrëzohet!


11/02/2019

E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, socialistja u shpreh se ka marrë plot sms nga ana e shumë socialistëve, se nëse votimit do të ishte i fshehtë, atëherë Rama do të binte nga vetë të majtët.

 “Nëse do ketë një votim të fshehtë në Kuvend. Një mocion dhe votimi të jetë i fshehtë, Rama nuk e fiton grupin parlamentar. Kam marrë shumë mesazhe dhe mendojnë shumë si puna ime, por nuk kanë kurajo. Opozita e tanishme nuk besoj se vërtetë e dëmton Ramën, por e kanë forcuar sepse kanë qenë inekzistentë”, tha ish-deputetja socialiste./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart