Bonot e Thesarit dhe obligacionet, sa vlejnë dhe kush mund t’i përdorë


13/01/2019

animë më këto shifra i përkasin historisë. Bonot me maturim 12-mujor u shitën në ankandin e dhjetorit 2018 me një interes mesatar 1.43%. Por edhe obligacionet dyvjeçare u emetuan me një interes 1.94%, duke rënë poshtë kufirit të 2 përqindëshit për herë të parë që nga viti 2016.

Por, në rast se dikush vendos të bllokojë për afate më të gjata kohore paratë e tij, interesat natyrisht rriten më tej. Interesat e obligacioneve 5-vjeçare të qeverisë shqiptare në ankandin e fundit kanë qenë me një interes vjetor prej 3.75%. Por zakonisht në blerjen e tyre lehoven vetëm bankat. Sidoqoftë, ka edhe letra me vlerë 10-vjeçare, fitimi i të cilave jep Duke qenë instrumentet më afatgjata, obligacionet 10 vjeçare ofrojnë sot kthimin më të lartë nga investimi. Në ankandin e fundit, tetorin e vitit të kaluar, këto obligacione u emetuan me një kupon prej 6.8%. Ky është fitimi që mund të merret çdo vit për një shumë të caktuar. Pra, për 1 milion lekë të reja obligacione të tilla, çdo vit blerësi i tyre do të fitojë 68.000 lekë të reja minus tatimfitimin prej 15%, neto 57.800 lekë.

Letrat me vlerë janë vetëm një nga mënyrat e investimeve në Shqipëri. Kohët e fundit është hapur edhe bursa e parë private, ku po kuotohen aksione të kompanive private, por ende ky aktivitet nuk është shumë i njohur për publikun e gjerë.

Ç’janë Titujt Qeveritarë?

Titujt Qeveritare janë instrumente borxhi, të cilët emetohen dhe garantohen nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë emeton rregullisht në treg nëpërmjet ankandeve tituj qeveritarë, të cilët mund të blihen nga individët.

Avantazhet e investimit në këto tituj janë: Normë interesi e lartë; siguri shumë e lartë; janë të tregëtueshëm menjëherë në tregun sekondar, pram und të shiten e të blihen në të tretë në çdo moment.

Instrumentet e borxhit janë afatshkurtër dhe afatgjatë. Instrumentet afatshkurtër cilësohen ndryshe si Bono Thesari me maturim 3-mujor, 6-mujor, 12-mujor. Instrumentet afatgjatë cilësohen ndryshe si Obligacione me maturim 2-vjeçar, 3-vjeçar, 5-vjeçar, 7-vjeçar, 10-vjeçar.

Bono Thesari

Përfitimi nga investimi në Bono Thesari llogaritet si diferencë e çmimit të blerjes së bonove së thesarit me vlerën nominale të saj (vlerën e investimit). Në datën e maturimit të Bonove aplikohet tatimi mbi interesin e perfituar nga investimi. Tatimi është 15%. Ankandet për Bonot e Thesarit me afat 3-mujor dhe 6-mujor organizohen një here në muaj, ndërsa ato 12-mujore organizohen çdo dy javë. Shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje në ankandet e Bonove të Thesarit në lekë është 300.000 lekë, ndërsa për ankandet e Bonove të Thesarit në valutë është 2.000 euro/dollarë.

Obligacione

Çmimi i blerjes së Obligacioneve është i barabartë me 100% të vlerës nominale (vlerës së investuar). Interesi paguhet çdo 6-muaj dhe në datën e pagesës së interesit, aplikohet tatimi mbi interesin prej 15%.

Ankandet për obligacionet: 2-vjeçare zhvillohen çdo muaj; 3-vjeçare zhvillohen në muajt Janar, Prill, Korrik dhe Tetor; 5-vjeçare zhvillohen në muajt Shkurt, Maj, Gusht dhe Nëntor; 7-vjeçare zhvillohen në muajt Mars, Qershor, Shtator dhe Dhjetor dhe 10-vjeçare zhvillohen ne muajt Janar, Prill, Korrik dhe Tetor.

Shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje në ankandet e Obligacioneve në lekë është 500.000 lekë, ndërsa në ankandet e Obligacioneve në valutë është 3.000 euro/USD.

Blerësit

Individët mund të marrin pjesë në ankandet e titujve qeveritare nëpërmjet Sporteleve të Bankës së Shqipërisë (vetëm për Bonot e Thesarit në lekë); nëpërmjet subjekteve të licensuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare AMF, bankat e nivelit të dytë (si për Bonot e Thesarit dhe Obligacionet në lekë dhe valutë).

Procedura për të marrë pjesë në ankand nëpërmjet Bankës së Shqipërisë ndiqet si më poshtë: Hapja e një llogarie Cash-i për pjesëmarrje në ankandin e Bonove të Thesarit, pranë një banke të nivelit të dytë; derdhja e fondeve që do të investohen në llogarinë e Cash-it të hapur për këtë qëllim; marrja nga banka e nivelit të dytë e IBAN-it dhe vërtetimit për bllokimin e shumës për pjesëmarrje në ankandet e Bonove të Thesarit; paraqitja e IBAN-t të llogarisë së cash-it të hapur dhe vërtetimit për bllokimin e shumës për pjesëmarrje në ankandet e Bonove të Thesarit pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë për të hapur llogarinë e titullit pranë këtyre sporteleve dhe për të plotësuar kërkesën për pjesëmarrje në ankandin e Bonove të Thesarit.

Procedura për të marrë pjesë në ankand nëpërmjet subjekteve të licensuara nga AMF është si më poshtë: hapja e një llogarie cash-i dhe titulli për pjesëmarrje në ankandin e titujve qeveritare, pranë subjektit te licensuar, nëpërmjet së cilës kërkohet të merret pjesë në ankand; derdhja e fondeve që do të investohen në llogarinë e hapur për këtë qëllim; të plotësojë kërkesën për pjesëmarrje në ankand.

Aktualisht janë licensuar nga AMF Posta Shqiptare (vetëm për Bonot e Thesarit), si dhe tetë banka të nivelit të dytë.

Hapat se si mund të procedosh për të blerë Bono dhe Obligacione

Nëpërmjet Bankës së Shqipërisë

Hapja e një llogarie Cash-i për pjesëmarrje në ankandin e Bonove të Thesarit, pranë një banke të nivelit të dytë

Derdhja e fondeve që do të investohen në llogarinë e Cash-it të hapur për këtë qëllim

Marrja nga banka e nivelit të dytë e IBAN-it dhe vërtetimit për bllokimin e shumës për pjesëmarrje në ankandet e Bonove të Thesarit

Paraqitja e IBAN-t të llogarisë së cash-it të hapur dhe vërtetimit për bllokimin e shumës për pjesëmarrje në ankandet e Bonove të Thesarit pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë për të hapur llogarinë e titullit pranë këtyre sporteleve dhe për të plotësuar kërkesën për pjesëmarrje në ankandin e Bonove të Thesarit

Nëpërmjet subjekteve të licensuara nga AMF

Hapja e një llogarie cash-i dhe titulli për pjesëmarrje në ankandin e titujve qeveritare, pranë subjektit te licensuar, nëpërmjet së cilës kërkohet të merret pjesë në ankand

Derdhja e fondeve që do të investohen në llogarinë e hapur për këtë qëllim

Të plotësojë kërkesën për pjesëmarrje në ankand./Report tv

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart