Berisha zbulon skandalin: Nuk do e besoni kush u arratis nga makina me 863 mijë €


07/11/2017

Sipas Berishës, në makinë ka qenë Florian habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, kushërinjve të Saimir Tahirit. Moisi Habilaj është arrestuar në Itali i konsideruar si kreu i bandës së trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt shtetit fqinj, ndërsa Florian Habialj është shpallur në kërkim. Sipas Berishës, pasi Sota i ka ikut postbllokut të policisë, ka zbritur nga makina Habilajn, i cili ka marrë edhe një çantë të madhe nga makina, e cila mendohet të ketë qenë me lekë. Sipas denoncimit, Florian Habilaj ka marrë me shpejtësi aq para sa ka mundur, dhe ndaj pjesa e mbetur është gjetur në mënyrë të çrregullt në sediljen e pasme të Land Roverit të Orest Sotës. Ku i fundit qarkullonte pa patentë, pasi atë ja kishte pezulluar komisioni pasi ishte kapur dy herë në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Kështu, sipas Berishës, të gjendur në këtë situatë dhe për të fshehur praninë e Florian Habilajt në makinë, është blerë një dëshmitar me 150 mijë euro për të thënë se atë natë ndodhej ai në Land Rover. Dhe bëhet fjalë për Leonard Almetën, të cilin familja Sota e ka shofer.

Megjithatë, denoncuesi i dytë thotë se në automjet mund të ketë qenë edhe vet shoferi i Saimir Tahirit. Orest Sota ka deklaruar se ka shoqëri me shoferin e Tahirit, pasi ish-ministrin thotë se nuk e njeh personalisht. Sipas tij, dy patentat e Tahirit dhe një e bashkëshortes së tij, mund të jenë harruar në makinën e Sotës, nga shoferi i Tahirit.

Zyrtarisht nga policia, është thënë se Sota është ndaluar i vetëm në Elbasan, pasi theu fillimisht postbollkun e efektivëve, derisa u kap në ambjentet e kompanisë KURUM, ku tha se kishte shkuar të bënte blerje hekuri. Paratë e tij në vlerë aq të konsiderueshme nuk kishin asnjë faturë shoqëruese, edhe pse babai i 25-vjeçarit, Lefter Sota, biznesmeni i fuqishëm vlonjat tha se paratë janë të tijat dhe do të shërbenin si garanci e kthyeshme për hekurin. Por këto pretendime janë rrëzuar nga KURUM, që thotë se nuk priste klient dhe se nuk bën asnjë shit-blerje me para cash, por përmes bankës.

Ja çfarë shkruan Berisha teksa poston edhe dy mesazhet denoncuese.

Xhafa dhe Çako i droges vazhdojne mashtrimin per skandalin Tahiri-Sota!

Qytetaret dixhital denoncojne:

– Mashtrimin e Xhafes dhe Çakos

– Leonard Almeten, si deshmitar te paguar. Sipas tyre, ne makine me Orestin nuk ka qene Leonard Almetaj por,

– Florian Habilaj, i cili ka marre gjysmen e eurove, i patrazuar nga policia

Eurot e shperndara ne sediljen e fundit te makines tregojne se dikush me shpejtesi i ka futur duart ne to!

Denoncimet

“Perse nuk del realiteti i Elbasanit orest sota ka qene me Florian Habilaj ne makine por kane paguar Leonard almeten 150 mije euro per te thene qe ka qene ne makine me Orestin ka deshmitare qe e kane pare Florian Habilaj me nje cante sportive te mbushur duke u larguar nga land rover por kane frike te denoncojne.”

“Policia po bene çdo gje per te fshehur te verteten. Personi qe ka qene me Orest Soten eshte larguar me nje çante te madhe nga makina dhe policia e ka lejuar dhe ajo e din se kush eshte. Po te keni parasysh foton e makines qe tregonte se eurot ishin te shperndara me tufa ne sedilien e pasme te makines dukej qarte se nje person tjeter ka qene ne makine dhe ai ne largim e siper ka marre ato qe ka mundur. Policia nxori emrin e personit te trete vetem pas kater ditesh çka do te thote se ky Leonardi eshte thjesht beden. Ne policine e Elbasanit pershperitet se ka qene shoferi i Sajmir Tahirit. Prandaj kerkoni te hetohet policia e Elbasanit per mashtrimet e saja anonim ju lutem”

/Gazeta Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart