Berisha zbulon dy miqtë e policit që ngacmoi shqiptaren e mitur


11/02/2019

Berisha shkruan se Bajrakurti ndjek në rrjetin social kryeministrin Edi Rama dhe ish deputetin e PS-së Arben Ndoka, i arrestuar disa muaj më parë si i përfshirë në skandalin e vjedhjes e përvetësimit të tokave në zonën e Rranës së Hedhun në Lezhë.

Kujtojme se Berhan Bajrakurti është liruar vite më parë nga rradhët e policisë për shkak të shkeljeve ligjore. Pas shkarkimit nga detyra ai ka punuar si faturino dhe më pas në viti 2015 ai është rikthyer në detyrë pasi në zgjedhjet lokale ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe. Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ai është rikthyer në detyrë si oficer policie./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart