Berisha sulmon Ramën: Je qeveria e 2.7 milionë shuplakave


10/07/2017

Berisha thotë se Rama është në qeveri si kryeministri më pak i votuar, madje sipas tij, 4 në 5 shqiptarë kanë votuar kundër tij, ose kanë bojkotuar zgjedhjet.

Më tej, ish-kryeministri Berisha thotë se Rama duke përdorur mendësinë e tij prej komunisti, që votën e quan plumb për armikun, thotë se kjo qeveri është qeveria e 2.7 milionë shuplakave.

Statusi i Berishës:

Qeveria e Norieges apo qeveria qe mori 2.7 milione shuplaka nga shqiptaret!

Miq, ne demokraci vota eshte vote, ajo shpreh pelqeimin ose mospelqimin per nje kandidat apo force politike te dhene. Kurse ne diktature vota konsiderohej plumb per armikun.

Edvin Kristaq Rama, ne vitin 2013, ne vazhdim te mendesise se te eterve te tij per voten, shpalli boterisht voten pro tij si shuplake per kundershtarin. Keshtu qe sot, duke marre hua shprehjen e tij, mund ti themi se je qeveria e mbi 2.7 milione shuplakave sepse per kete mazhorance te pakices se pakices, votuan kunder ose bojkotuan me zemerim procesin e votimit 2.7 milione votues apo 4 ne çdo 5 votues shqiptare. Zemerimi i tyre e pret se shpejti! sb

/Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart