Basha: Sot mbyllëm etapën e parë, më 16 mars uragani do të asgjësojë regjimin e Ramës


05/03/2019

Përmes nbjë deklarate të fundit në selinë blu, Basha ka deklaruar se këtë të martë u tregua se parlamenti është kthyer në një asamble të krimit.

“Sot në të katërtën protestë radhazi, populli i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të asgjësimit të asamblesë së krimit dhe nxjerrjen e kësaj asambleje lakuriq para botës si kazani i plehrave, horave, hajdutëve e kriminelëve. Dita e sotme shkon përtej. Ka meritën e ndezjes së shpresës, besimit të çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen. Ja ku jemi, shumë prej jush, prej orësh dhe ju nuk ju shkohet në shtëpi.

Zgjidhja e vetme politike është largimi një orë e më parë i shkaktarit kryesor, autorit e përituesit, kryezullumqarit Edi Rama. Ikja e tij është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje e cila do të vazhdojë me bashkimin më të madh të shpresës e besimit që shqiptarët kanë njohur në këto 3 dekada. Edhe miqtë e tij më të ngushtë, dhe ata që janë përpjekur ta mbrojnë me gjysmë zëri të vërtetën që ju keni buçitur sot. Edi Rama ka mbaruar, regjimi i tij ka marrë fund”,-tha Basha./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart